DYLON

Policia e Kosovës arreston një person për falsifikim dokumenti

Policia e Kosovës arreston një person për falsifikim dokumenti
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në Gjilan, në vazhdën e kryerjes së detyrave zyrtare sipas kompetencës dhe autorizimeve ligjore, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë Themelore në Gjilan, pas një pune operative dhe hetimore, ka grumbulluar dëshmi për një person të dyshuar mashkull i cili dyshohet se kishte siguruar dhe përdorur patentë shofer të Republikës së Kosovës që dyshohet se është i falsifikuar.

Lidhur me rastin, patentë shoferi është sekuestruar nga i dyshuari dhe nga departamenti për patentë shoferë është vërtetuar se i njëjti nuk është lëshuar nga institucioni përkatës.

EkoHigjiena

Gjatë zhvillimit të procedurave hetimore, i dyshuari ka pranuar se këtë patentë shofer të falsifikuar e kishte pranuar nga një person i panjohur dhe se kishte paguar një shumë parash për ta siguruar patentën.

Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari i lartcekur ka kryer veprën penale:

• “Falsifikim i dokumenteve ”, nga neni 390 i KPRK-ës.

Në lidhje me rastin personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit dhe më pas është njoftuar prokurori i çështjes i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar për 48 orë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.