• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Policia

Policia e Kosovës arreston katër të dyshuar dhe kapë mbi 3kg Heroinë

Redaksia 2LONLINE 7 Nëntor, 2022 3 min
 Policia e Kosovës arreston katër të dyshuar dhe kapë mbi 3kg Heroinë

Policia e Kosovës, konkretisht njësitë policore nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – DHTN, si rezultat i punës hetimore dhe operative në teren, me datë 07.11.2022 rreth orës 11:00 në Fushë Kosovë kanë ndaluar një veturë të dyshuar me targa vendore, të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar i shoqëruar nga e dyshuara femër kosovare, nën dyshimin se i njëjti ishte duke transportuar substancë narkotike të llojit Heroinë.

Pas ndalimit të mjetit të lartcekur përkundër tentativës së personit të dyshuar për të ikur nga vendi i ngjarjes, i njëjti është ndaluar nga zyrtarët policor ku gjatë kontrollit të realizuar tek automjeti i tij janë gjetur gjashtë paketime të mbështjellura, me substancë të dyshuar narkotike të llojit Heroinë me peshë prej gjithësej 3 kg 64 gr.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori kujdestar si dhe gjyqtari i procedurës paraprake me urdhër të së cilëve janë realizuar dy bastisje në dy lokacione të ndryshme, njëra në Fushë Kosovë e tjetra në Komoran me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar provat materiale si në vijim:

• Gjashtë paketime me substancë narkotike të llojit mariuhanë me peshë 102 gr,

• Një tabletë e gjysëm substancë e dyshuar e llojit ekstazi,

• Dy grindera

• Një peshore.

• Katër telefona mobil,

• Një veturë

Si dhe është sekuestruar sasia e lartcekur e substancës së llojit Heroinë prej 3kg 64gr.

Lidhur me rastin janë arrestuar katër persona të dyshuar dy femra dhe dy meshkuj kosovarë të përfshirë në rast, të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /2LONLINE/

Etiketa:heroinë Policia Policia e Kosovës rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Më 6 shkurt mbahet seminari për trajnerë 

4 Shkurt, 2023
Sport

Sot janë zhvilluar katër ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së

4 Shkurt, 2023
Nacionale

Qeveria miratoi 11 rregullore

4 Shkurt, 2023
Gjykatë/Prokurori

Gjykata vendos masën e paraburgimit të pandehurve, pasi që të njëjtit dyshohet

4 Shkurt, 2023
Lajme të ngjashme

Sot janë zhvilluar katër ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës, ja fituesit

4 Shkurt, 2023

Qeveria miratoi 11 rregullore

4 Shkurt, 2023

Gjykata vendos masën e paraburgimit të pandehurve, pasi që të njëjtit dyshohet të kenë kryer veprën penale “marrje ryshfeti në bashkëveprim”

4 Shkurt, 2023

Boshnjakët dhe shqiptarët kërkojnë reciprocitet të të drejtave

4 Shkurt, 2023

Mehaj: Trupat tanë të gatshëm të realizojnë operacione të kërkim- shpëtimit në kushte ekstreme dimërore

4 Shkurt, 2023

Brenda 24 orëve të fundit policia shqipton mbi 1 mijë e 900 gjoba trafiku

4 Shkurt, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com