DYLON

Policia e Kosoves arreston gjashtë persona per “Kontrabandim me mallra” dhe “Kalim ilegal të kufirit”

Policia e Kosoves arreston gjashtë persona per “Kontrabandim me mallra” dhe “Kalim ilegal të kufirit”
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosoves arreston gjashtë (6) persona per “Kontrabandim me mallra” dhe “Kalim ilegal të kufirit”

Me datën 11.12.2025 rreth orës 18:30 ne fshatin Rujishte në një rrugë malore, njësit policore kanë ndalur katër automjete me targa te shtetit të Serbisë, të cilat dyshohet se kishin malli të kontrabanduar , pa dokumente mbi prejardhjen e mallit.

EkoHigjiena

Në to gjendeshin gjësende te ndryshme si tekstil, gjësende ushqimore, produkte te mishit, poashtu në këto automjete ishin gjashtë persona ku të njëjtit janë sjellë, së bashku me automjete, në Stacionin Policor Mitrovicë – Veri, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar Dogana e Kosovës e cila do te vazhdojë me procedura doganore.

Poashtu, është kontaktuar prokurori kujdestar i shtetit me urdhrin e të cilit rasti iniciohet ‘‘Kontrabandimi me mallra‘‘ dhe ‘‘Kalimi ilegal i kufirit‘‘ dhe pas intervistimit personat e dyshuar të lirohen ne procedurë te rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.  /2LONLINE/