DYLON

Policia e Kosovës arreston dy të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Policia e Kosovës arreston dy të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në Gjilan,gjatë zhvillimit të hetimeve në koordinim të plotë me prokurorinë kompetente ka siguruar prova të besueshme dhe të dhëna zyrtare për përfshirje të dy personave të dyshuar në veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas veprimeve të ndërmarra dhe provave të siguruara dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar i caktuar si bibliotekist në një shkollë, me kontratë pune për kohë të pacaktuar, për një periudhë kohore nuk është paraqitur në vendin e punës, në ndërkohë që ka përfituar paga mujore nga buxheti i Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena

Në periudhën kohore prej vitit 2023 e deri në Tetor të vitit 2025, i dyshuari i lartcekur ka dëmtuar buxhetin në vlerë prej 19,067.69 euro, me ç ‘rast ka shkaktuar veprën penale të “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” i KPRK-së.

Ndërsa  i dyshuari i dytë mashkull kosovar, në cilësinë e personit zyrtar, nuk ka raportuar mungesën e të dyshuarit në punë pranë autoriteteve kompetente, duke mundësuar kështu vazhdimin e pagesave pa bazë ligjore, me ç ‘rast i njëjti po ashtu ka shkaktuar veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Të dy të dyshuarit e lartcekur janë  intervistuar në prezencën e avokatëve dhe me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.