DYLON

Policia e Kosovës arreston dy të dyshuar dhe kap mbi 2 kg kokainë dhe para të gatshme

Policia e Kosovës arreston dy të dyshuar dhe kap mbi 2 kg kokainë dhe para të gatshme
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, Njësia për Reagim të Shpejtë – Prishtinë me datën 21.10.2025 gjatë një pike të rregullt kontrolli në Prishtinë ka ndaluar një automjet me targa të huaja me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe pasagjerin mashkull shtetas i huaj.

Njësia e lartcekur policore gjatë zbatimit të autorizimeve të saj, pasi ka kërkuar realizimin e një kontrolli rutinor, i dyshuar mashkull shtetas i huaj ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, mirëpo si rezultat i reagimit profesional policor i njëjti është ndaluar nga njësia policore.

EkoHigjiena

I dyshuari gjatë tërë kohës ka rezistuar në mënyrë agresive duke i sulmuar zyrtarët policorë dhe tek i njëjti gjatë arrestimit janë gjetur dy paketime të mbështjella të mbushura me pluhur ngjyrë të bardhë të dyshuar si substancë narkotike e llojit kokainë pesha e përgjithshme e së cilës arrin rreth 2270.6 gramë (2 kilogramë e 270.6 gramë).

Përveç substancës së dyshuar narkotike pas kontrollit tek të dyshuarit në vendngjarje janë gjetur edhe:

  • para të gatshme 12550 euro,
  • para të gatshme 1000 euro,
  • një telefon mobil.

Lidhur me rastin në vendngjarje ka dalë edhe Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë si dhe është njoftuar edhe prokurori kompetent, me urdhër të të cilit është kryer kontroll edhe tek shtëpia e të dyshuarit shtetas kosovar mirëpo nuk është gjetur diçka e  dyshuar.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, njofton policia. /2LONLINE/