DYLON

Policia e Kosovës arreston dy persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale

Policia e Kosovës arreston dy persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës (PK), Sektori Qendrorë i Hetimeve (DHTQNJ), pas hetimeve të zhvilluara të udhëhequra nga Prokuroria Themelore, departamenti i përgjithshëm Prishtinë, sot me datë 22.12.2020, ka realizuar një plan taktik, me ç ‘rast kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar, nën dyshimin se të njëjtat kanë kryer veprat penale si “ Mundësim ose detyrim në prostitucion neni 234 dhe Bashkëkryerja neni 31”.

Gjatë realizimit të planit policor në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:

– (2) telefona mobil.

EkoHigjiena

– (875) tetëqind e shtatëdhjetë e pesë euro

– (2000) dymijë dinar

– (6.66gram) substancë narkotike e dyshuar për mariuhane,

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarat dërgohen ne ndalim për 48 orë.

Policia e Kosovës, vazhdon të mbetet e përkushtuar në parandalimin e aktiviteteve të ndryshme kriminale si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.