DYLON

Policia e Kosovës: 376 gjoba trafiku, 68 aksidente, prej tyre 1 me fatalitet

Policia e Kosovës: 376 gjoba trafiku, 68 aksidente, prej tyre 1 me fatalitet
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 376 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 1 aksident fatal, 34 me lëndime dhe 33 me dëme materiale, por pa të lënduar.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 13 persona, 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE.com/

AKSIDENT  KOMUNIKACIONI ME FATALITET

Fsh. Gllobar, Drenas 02.05.2022-14:00. Dy vetura me targa vendore janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasoj e lëndimeve të marra në aksident një femër dhe një mashkull kosovar -e kanë ndërruar jetë, si dhe lëndime trupore kanë pësuar edhe  3 meshkuj kosovar. Të lënduarit janë dërguar në trajtim mjekësorë. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë të dy viktimave janë dërguar në IML për obduksion kurse drejtuesi i njërës nga veturat e involvuara në aksident është dërguar në mbajtje. /2LONLINE/