DYLON

Policia e Kosovës: 1 mijë e 630 gjoba trafiku, 61 aksidente, prej tyre 1 me fatalitet

Policia e Kosovës: 1 mijë e 630 gjoba trafiku, 61 aksidente, prej tyre 1 me fatalitet
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 1 mijë e 630  tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 1 aksident fatal, 30 me lëndime dhe 30 të tjera me dëme materiale, por pa të lënduar.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 22 persona, 16 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajte të dënimit. /2LONLINE.com/

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA & FATALITET

Rr. Sterzovicë-Kamenicë 09.05.2022 – 11:20. Raportohet për një  aksident trafiku në mes  një motoçiklete  dhe një biçiklete me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë  lëndime të rënda trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit i cili pasi është dërguar në QKUK për trajtim  mjekësor ka ndërruar jetë,  ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore. /2LONLINE/