DYLON

Policia e Kosovës: 1 mijë e 561 gjoba trafiku, 64 aksidente, prej tyre 24 me të lënduar

Policia e Kosovës: 1 mijë e 561 gjoba trafiku, 64 aksidente, prej tyre 24 me të lënduar
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 1 mijë e 561 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 64 aksidente  trafiku,  24 me lëndime dhe 40 me dëme materiale, por pa të lënduar.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 19 persona, 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/