DYLON

Policia e Kosovë: Bashkë me institucionet tjera po punojmë në të mirë të qytetarëve

Policia e Kosovë: Bashkë me institucionet tjera po punojmë në të mirë të qytetarëve
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës (PK) , njësiti “Policia në Komunitet” në vazhdën e zbatimit të strategjisë “Policia në Komunitet” udhëhequr nga zyrtari  Arsim Gashi “Policia në komunitet” dhe zyrtarja Mirsije Kastrati  “Dhuna në familje” kanë zhvilluar një takim pune në Qendrën për Punë Sociale në Kamenicë , bashkë me zyrtaren Kimete Kryeziu nga kjo qendër.

Në takim kanë marrë pjesë edhe anëtarë të Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), psikologë dhe pedagogë.

EkoHigjiena

Gjatë takimit janë trajtuar raste të fëmijëve të keqtrajtuar, tre raste nga komuniteti shqiptar dhe tre raste nga komuniteti rom.

Këto raste janë duke u trajtuar dhe monitoruar bashkë nga Policia e Kosovës (PK) me QPS- Kamenicë në koordinim me psikologët dhe pedagogët e DKA-së.

“Policia e Kosovë në vazhdimësi bashkë me institucionet tjera do të punojnë në të mirë të qytetarëve të saj”, thuhet në komunikatë ne policisë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.