DYLON

Policia e konfirmon djegien e Resort “Maja e Zezë’’

Policia e konfirmon djegien e Resort “Maja e Zezë’’
Avatar photo Redaksia

“Ju njoftojmë se sot me datë 13.03.2022 rreth orës 05:20, në fshatin Stanqiq, Komuna e Gjilanit  është djegur restoranti ,”Maja e Zezë’’. Roja e sigurimit e këtij restoranti ka njoftuar për shpërthimin e  zjarrit. Për momentin nuk dihen shkaktarët e zjarrit, për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili rastin e ka cilësua   “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Rasti është duke u hetuar nga hetimet rajonale të Gjilanit”, ka bërë me dije Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan

Ja njoftim i i plotë për rastin:

EkoHigjiena

“Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”

13 mars 2022, Gjilan

Ju njoftojmë se sot me datë 13.03.2022 rreth orës 05:20, në fshatin Stanqiq, Komuna e Gjilanit  është djegur restoranti ,”Maja e Zezë’’.

Roja e sigurimit e këtij restoranti ka njoftuar për shpërthimin e  zjarrit.

Njësitet e Policisë së Kosovës, forenzika , hetimet rajonale, zarrfikësit si dhe eksperti kundër zjarreve, kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, dëmet materiale sipas vlerësimeve të para janë të konsiderueshme.

Për momentin nuk dihen shkaktarët e zjarrit, për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili rastin e ka cilësua   “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Rasti është duke u hetuar nga hetimet rajonale të Gjilanit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.