DYLON

Policia e Gjilanit: Raportohen raste të mundësimit ose detyrimit në prostitucion, armëmbajtjes pa leje, dhunës në familje dhe arrestimeve

Policia e Gjilanit: Raportohen raste të mundësimit ose detyrimit në prostitucion, armëmbajtjes pa leje, dhunës në familje dhe arrestimeve
Avatar photo Redaksia

Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë raportuar raste të mundësimit të prostitucionit, armëmbajtjes pa leje, dhunës në familje dhe arrestimeve, transmeton 2LONLINE.com.

Raporti i policisë:

EkoHigjiena

INCIDENTET KRIMINALE

MUNDËSIM OSE DETYRIM ME PROSTUTICION

Gjilan 26.09.2022-20:05. Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull kosovar dhe një femër shtetase e Serbisë, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale  të lartcekur. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje .

ARMËMBAJTJE PA LEJE & DHUNË NË FAMILJE

Viti 26.09.2022 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Po ashtu gjatë kontrollit së shtëpisë iu është gjetur dhe sekuestruar një revole me  pesë fishek. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.  

RASTET TJERA – NGJARJET:

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Gjilan 26.09.2022. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/