DYLON

Policia e Gjilanit: Raportohen raste të falsifikimit të parasë dhe aksidentit të trafikut me lëndime

Policia e Gjilanit: Raportohen raste të falsifikimit të parasë dhe aksidentit të trafikut me lëndime
Avatar photo Redaksia

Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit  janë regjistruar raste të falsifikimit të parasë dhe aksidentit të trafikut me lëndime, transmeton 2LONLINE.com.

Raporti i policisë:

EkoHigjiena

INCIDENTET KRIMINALE

FALSIFIKIM I PARASË

Rr. Nënë Tereza, Gjilan 21.10.2022 – 13:35. Ankuesi mashkull  kosovar zyrtar i bankës ka raportuar se kanë pranuar dy kartëmonedha (20 € dhe 5 €) të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Kartëmonedhat janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti është duke u hetuar.

RASTET TJERA – NGJARJET:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Rr. Kemajl Azizi, Viti 21.10.2022 – 16:00. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar njëri nga ngasësit dhe një pasagjer të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.