Policia e Gjilanit: Nga shpërthimi i automjetit, dy të lënduar, vozitësi me lëndime të rënda, pasagjerja e lënduar lehtë
Si pasojë e një shpërthimi që ndodhi sonte në një veturë në Gjilan, vozitësi ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërgu me urgjencë në spital, ndërsa pasagjerja ësht e lënduar lehtë, njofton Policia e Gjilanit.
Ismet Hashani, Përgjegjës i Zyrës për Informim i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan duke folur për rastin ka thënë se rreth orës 21:45 kanë pranuar një informatë permes telefonit se ne RR,”lufta e Gjilani 44 “ në Gjilan ka ndodhe një detonim në një veturë.
“Menjëherë patrullat policore ju kanë përgjigjur thirrjes duke dalë ne vend ngjarje. Nga hetimet e para mësohet se një veturë është dëmtuar, dyshohet nga një mjet shpërthyes. Në veturë kanë qenë dy persona, vozitësi dhe një pasagjere, me këtë rast vozitësi ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërgua me urgjencë në spital, ndërsa pasagjerja është e lënduar lehtë”, ka thënë Hashani.
Sipas tij, në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitet policore si dhe prokurori kujdestar i shtetit.
“Për momentin nuk dihen motivet e këtij rasti të rëndë”, ka thënë Ismet Hashani, Përgjegjës i Zyrës për Informim i Policisë së Kosovës, në Drejtorinë Rajonale në Gjilan. /2LONLINE/
