DYLON

Policia e Gjilanit me takime në komunitet, synim themelimi i Këshillave Lokale për Siguri Publike

Policia e Gjilanit me takime në komunitet, synim themelimi i Këshillave Lokale për Siguri Publike
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, përkatësisht stacioni policor në Gjilan ka nisur një takim me komunitetin për themelimin e Këshilli Lokal për Siguri Publike (KLSP).

Me 19 gusht 2021, Policia e Kosovës, njësiti i policisë në komunitetit në Stacionin Policor në Gjilan dhe eprorë nga Drejtoria e Përgjithshme e Polices së Kosovës, Policia në Bashkësi kanë mbajtur takim me banorët e fshatit Pogragjë të komunës së Gjilanit .

EkoHigjiena

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se duke u bazuar në Strategjisë e re të policisë të drejtuar nga inteligjenca dhe  policimit në bashkësi,  ka nisur takimet  e para për themelimin i KLSP -ve që nënkupton edhe rëndësinë dhe kontributin e komunitetit dhe partnerëve tjerë të sigurisë, që së bashku me policinë e Kosovës të ofrojmë siguri të qëndrueshme në parandalimin dhe mbrojtjen nga ngjarjet që mund të kërcënojnë sigurinë e publike.

Në këtë takim u diskutua identifikimi dhe zgjidhja e problemeve dhe dukurive  të ndryshme negative dhe me strukturat e fshatit u vlerësua si e nevojshme themelimi KLSP-së në këtë fshat.

“Takimi i sotëm  është mirëpritur nga banorët, të cilët shprehën vullnet për themelimin sa më  shpejtë të KLSP- së në fshatin Pogragjë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

Policia rajonale e Gjilanit fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë në identifikimin e problemeve që e rrethojnë këtë rajon dhe bashkërisht ti zgjedhim këto probleme për një ambient të qetë dhe të sigurt. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.