DYLON

Policia e Gjilanit me ligjërata kundër bullizmit dhe dukurive tjera devijante

Policia e Gjilanit me ligjërata kundër bullizmit dhe dukurive tjera devijante
Avatar photo Redaksia

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës, njësiti i Policisë në Komunitet, ka mbajte ligjërata vetëdijesuese kundër “Bullizmit dhe dukurive tjera negative” në shkollën “ Nazim Hikmet ” në fshatin Miresh.

“Sot është realizuar ligjërata vetëdijësuese me nxënësit e klasave të teta dhe të nënta të shkollës fillore “Nazim Hikmet ” në fshatin Miresh komuna Gjilan. Temat kryesore kanë qenë: “Dukuritë Negative në Shoqëri-Bullizmi.  Në ligjëratë kanë marrë pjesë rreth 50 nxënës, ndërsa në asistim të shtjellimit të kësaj lënde ka qenë edhe mësimdhënësi i edukatës qytetare”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

EkoHigjiena

Ai  shtoi se nxënësit kanë pasur rastin të parashtrojnë pyetje dhe të marrin njohuri rreth këtyre temave.

“Policia e Kosovës është e përkushtuar për një ambient prosperues për të gjithë”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Ismet Hashani. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.