Policia e Gjilanit arreston dy të dyshuar për posedim të kokainësFOTOILUSTRIM

Policia e Gjilanit arreston dy të dyshuar për posedim të kokainës

Me 19 gusht 2019 rreth orës 19:25, Policia e Kosovës njësitet, për reagim të shpejtë, nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës – Gjilan, gjatë punëve operative në teren, kanë ndaluar veturën e tipit Audi, me targa BU, në të cilën veturë gjendeshin dy persona, që të dy shqiptar, shtetas të Serbisë.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se me të filluar kontrollimi dhe legjitimimi i personave në veturë, i dyshuari M. R. drejtuesi i veturës ka ikur nga vendi i ngjarjes me vrap.

Zëdhënësi Hashani ka thënë se pas një distance, kanë arritur ta ndalin dhe përkundër mos respektimit të urdhrave policor dhe rezistencës së vazhdueshme, i dyshuari futet nën kontroll dhe arrestohet nga ana e policisë, në një nga bodrumet e një kompleksi banesor, ku kishte ikur në tentim për t’i u shmang arrestit nga polica e Kosovës.

Në afërsi të vendit të ndaljes është gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar e substancës narkotike që besohet të jetë e llojit kokainë.

Të dyshuarit janë sjellë në stacionin policor në Gjilan. Substanca e dyshuar e llojit kokainë ka peshuar 56.4 gram.

“Përveç substancës narkotike janë konfiskuar edhe 4 telefona celular, 90 Euro, 980 dinar serb dhe një veturë e tipit Audi, si prova materiale për Gjykatë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit. Të dyshuarit, janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Pas procedurave ligjore që të dy të dyshimtit ndalohen në mbajtje policore për 48 orë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

Rasti “Blerja ,posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge , Neni 267 dhe 401” , procedohet për hetime të mëtutjeshme te njësitet e specializuara antidrogë.

KOMENTE