Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës (PK) për Rajonin e Gjilanit, nënkolonel Shaban Azizi, komandanti i stacionit policor të Gjilanit, major Alban Ramushi dhe zëvendëskomandanti, kapiten Naser Rrahmani kanë pritur sot në takim, komandantin e Brigadës së Reagimi të Shpejtë (BRSh) të FSK-së, në Gjilan, nënkoloneli Berat Shala.
Eprorët e lartë tē PK-së të kanë falënderuar për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme nga ana e FSK, duke kërkuar edhe më tutje mbështetjen e këtij institucioni, ka bërë të ditur, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.
Sipas itj, duke qenë mirënjohës për përkrahjen e fuqishme te FSK-së, gjatë takimit të zhvilluar, janë prezantuar rezultatet e punës së PK-së në fushën e sigurisë për vitin që lamë pas si dhe është prezantuar , edhe planin dhe objektivat e punës për këtë vit.
Bashkëpunimi reciprok në lëmin e sigurisë u vlerësua lartë nga të dy institucionet e sigurisë.
Nënkoloneli Berat Shala u zotua se nuk do të mungoj, përkrahje në raste të operacioneve ku duhet të kyçen të dy institucionet.