DYLON

Policia e di se kush ishte shoferi që aksidentoi për vdekje policin

Avatar photo Redaksia

Ngasësi i makinës “Audi” i cili aksidentoi për vdekje policin Goran Gjorgjeviq tashmë është i njohur për policinë.

Kanë kaluar katër ditë nga aksidenti me fatalitet në afërsi të fshatit Tërnoc, ndërsa njësitë e zbulimit të policisë së Serbisë tashmë kanë identifikuar shoferin i cili me makinën “Audi” shtypi për vdekje policin Gjorgjeviq.

EkoHigjiena

Konfirmimin se për policinë është i njohur autori i vrasjes, e bëri sot drejtori i policisë  Millorad Veljoviq, pas pjesëmarrjes në ceremoninë mortore në Kërshevicë të Bujanocit.

“Me siguri që e dimë edhe kryesinë e kësaj vepre, mirëpo për të mos penguar hetimet dhe punët tjera që po bëjmë në këtë moment nuk mund të jap këto të dhëna”, u shpreh Veljoviq, raporton Titulli.

Vlen theksuar se liderët shqiptarë të Luginës të cilët sot morën pjesë në bisedimet për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në jug të Serbisë me përfaqësuesin e Qeverisë, kryetarin e Trupit Kooordinues, Zoran Stankoviq, kanë gjykuar këtë akt “të shëmtuar dhe kriminel” i cili ka tronditë qytetarët serb dhe shqiptar të komunës së Bujanocit e Preshevës.

Polici Goran Gjorgjeviq u aksidentua të hënën, ndërsa të mërkurën ndërroi jetë në qendrën Klinike në Nish.

Nga ajo kohë është gjetur makina “Audi” e cila besohet të jetë ajo që ka goditur për vdekje policin, ndërsa si i dyshuar që ka qenë në makinë në rolin e pasagjerit është arrestuar Reshat Bajrami nga Tërnoci, të cilit tashmë i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.