DYLON

Policia do të kujdeset që të shqiptojë dënime konform ligjit për të gjithë ata qytetarë që nuk i respektojnë masat

Policia do të kujdeset që të shqiptojë dënime konform ligjit për të gjithë ata qytetarë që nuk i respektojnë masat
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu priti në takim Drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës,  Rashit Qalaj dhe drejtorin e Operativës,  Afrim Ahmetaj.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, rritjen e numrit të qytetarëve të infektuar me Covid-19 si dhe për konsultimet dhe vendimet e fundit që u morën nga Qeveria e Republikës së Kosovës në lidhje parandalimin e virusit, në veçanti për zbatimin dhe funksionalizimin sa më të mirë të Planit të ri Operacional të Policisë së Kosovës .

Gjithashtu, në këtë takim u vendos që Policia e Kosovës përsëri të kalojë në orarin 12-orësh, për të pasur në kontroll të plotë situatën.

EkoHigjiena

Policia e Kosovës do të kujdeset që të shqiptojë dënime konform ligjit për të gjithë ata qytetarë që nuk i respektojnë masat.

Në fund të takimit Qalaj, e njoftoi ministrin Veliu se do t’i ftojë në takim të gjithë drejtorët rajonal të Policisë së Kosovës për të diskutuar konsultimet dhe vendimet e sotme, si dhe të mirën masat e menjëhershme për parandalimin e kësaj pandemie për hir të ruajtjes së shëndetit publik.

Ministria e Punëve të Brendshme bënë thirrje tek të gjithë qytetarët që të jenë së bashku në ndihmë të njëri-tjetrit, që të zbatohen udhëzimet e masat e qeverisë e të profesionistëve shëndetësorë, në mënyrë që ta fitojmë luftën kundër virusit me sa më pak dëme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.