• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Policia do të jetë e pakompromis ndaj zjarrvënieve të qëllimshme apo nga neglizhenca

Redaksia 2LONLINE 2 Gusht, 2021 3 min
 Policia do të jetë e pakompromis ndaj zjarrvënieve të qëllimshme apo nga neglizhenca

Ministria e Punëve të Brendshme ju njofton se aktualisht vendi ynë vazhdon të jetë i përfshirë në disa vatra zjarri, nëpër disa lokalitete të Kosovës.

Vatra e cila për momentin është më serioze, është fshati Shtupeq i Pejës. 

Në të gjitha vatrat e zjarrit janë të angazhuara me kapacitet të plotë të gjitha Institucionet përgjegjëse, të cilat po koordinohen nga Qendra Operative e MPB-së. Në shuarjen e zjarreve janë të angazhuar: Ekipet Zjarrfikësve, Policia e Kosovës, pjesëtarët e FSK-së, Ndërmarrjet Publike dhe po ashtu një ndihmë të madhe nga ajri janë duke e dhënë pjesëtarët e KFOR-it, që po ndihmojmë përmes helikopterëve në shuarjen e zjarreve.

Me këtë rast Policia e Kosovës është angazhuar seriozisht në hetimin e shkaktarëve të zjarreve dhe të gjithë personat që kanë shkaktuar zjarrvënie të qëllimshme, apo do të shkaktojnë në të ardhmen do të përballen me ligjin.

Kësisoj sot rreth orës 12:10, është pranuar një informatë për një zjarr afër varrezave në fshatin Babimovc të Obiliqit. Pasi zjarrfikësit kanë fikur zjarrin, patrullat policore kanë arrestuar si të dyshuar një person, të cilit me urdhër të prokurorit i është iniciuar rasti si zjarrvënie .

Ministria e Punëve të Brendshme, ju bën apel të gjithë qytetarëve të Kosovës që të kenë kujdes, që në asnjë rast mos të ndezin zjarre dhe të jenë të kujdesshëm për mënyrën se si do të sillen ndaj ambientit me rrezik për përhapje të zjarreve. Në të kundërtën, Policia e Kosovës do të jetë e pakompromis ndaj zjarrvënieve të qëllimshme, apo nga neglizhenca.  /2LONLINE.com/

Etiketa:aktuale Ministria e Punëve të Brendshme Policia zjarre
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Gjilan: Tejkalim i shpejtësisë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për tre muaj

19 Gusht, 2022
Gjilan

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan: Aktivitete javore të komunikacionit rrugor

19 Gusht, 2022
Policia

Policia në 24 orë: Shqiptohen 2 mijë e 26 gjoba trafiku

19 Gusht, 2022
Nacionale

Parashikimi i motit për sot e nesër

19 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Gjilan: Tejkalim i shpejtësisë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për tre muaj

19 Gusht, 2022

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan: Aktivitete javore të komunikacionit rrugor

19 Gusht, 2022

Policia në 24 orë: Shqiptohen 2 mijë e 26 gjoba trafiku

19 Gusht, 2022

Parashikimi i motit për sot e nesër

19 Gusht, 2022

Për Bresalcin dhe fshatrat përreth do të planifikohen investime në buxhetin e vitit 2023

18 Gusht, 2022

IPK rekomandoi suspendimin e dy zyrtarëve policorë

18 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com