/2L ONLINE/ – Gjatë njëzet e katër orëve tê fundit, tê gjitha rrugët rajonale kanë qenë tê kalueshme, por për shkak të të reshurave dhe ngricave, lëvizja ka qenë e kufizuar. Gjatë kësaj periudhe, në tërë zonën e përgjegjësisë së Rajonit të Gjilanit, janë raportuar shtatë aksidente të vogla, fatmirësisht tê gjitha me dëme materiale, ka bërë të ditur Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.
“Policia e Kosovës apelon te të gjithë vozitësit të jenë të kujdesshëm dhe ta përshtatin shpejtësinë sipas kushteve dhe gjendjes sê rrugëve, dhe tê jenë tê pajisur me përgatitje teknike për kushte dimërore”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Përndryshe, ai ka bërë me dije edhe për aksidentin e fundit në trafik që ka ndodhur në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan ku njësitet patrulluese kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe mësohet se deri te aksidenti besohet të ketë ardhur kur janë përplasur në mes vete tri vetura civile në të cilin janë shkaktuar vetëm dëme material.
“Aksidenti besohet të jetë shkaktuar si pasojë e mos mbajtjes sé distancës, dhe mos përshtatje shpejtësisë dhe kushteve te rrugës”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan. /2L ONLINE/