DYLON

Policia dhuron gjak me moton “Dhuro gjak, shpëto jetë” si dhuratë për Vitin e Ri

Policia dhuron gjak me moton “Dhuro gjak, shpëto jetë” si dhuratë për Vitin e Ri
Avatar photo Redaksia

Sot, më 27 dhjetor 2023, në Kampin e Njësive Speciale “VRELLA“ u bë dhurimi vullnetar i gjakut nga zyrtarët e PK-së. Policia e Kosovës me të kuptuar mungesën e gjakut në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, është paraqitur vullnetarisht për dhurim të gjakut, e që pastaj në koordinim me Drejtorinë e Shërbimeve Shëndetësore është organizuar  aksioni i dhurimit të gjakut nga pjesëtarët e Njësisë Speciale Operative!

Në këtë aksion humanitar ka marrë pjesë dhe ka dhuruar gjak edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha bashkë me stafin ekzekutiv!

EkoHigjiena

Aksionit iu kanë përgjigjur më shumë se 100 pjesëtarë të Policisë në Kampin “Vrella” dhe në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë, si dhe zyrtarë të njësiteve të ndryshme të cilët kanë dhuruar gjak në QKTGJ.

Policia e Kosovës edhe këtë herë kur QKTGJ-ja ka nevojë shumë për gjak, u bë promotor në ofrimin e pjesës më të shtrenjtë nga trupi i tyre-gjakut, duke u bërë shembull për të tjerët!

“DHURO GJAK, SHPETO JETË”- është dhurata më e mirë për ata që kanë nevojë, thuhet në njoftimin e policisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.