DYLON

Policia dhe Dogana gjatë implementimit të planit operacional të përbashkët arrestojnë një të dyshuar

Policia dhe Dogana gjatë implementimit të planit operacional të përbashkët arrestojnë një të dyshuar
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, respektivisht njësitë nga Policia Kufitare, Njësia K9 dhe Njësia Antikontrabandë nga Dogana e Kosovës në kuadër të implementimit të planit të përbashkët operacional ” EU4FOCAL-ACTION DAYS” pas kryerjes së procedurave për regjistrimin e personit L.H (1987) nga Prishtina në automjetin e tij me targa vendore, është selektuar për kontrollë në vijën e dytë.

Pas selektimit për kontroll më të detajuar, gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit të lartcekur është gjetur substancë narkotike e llojit Kokainë, po ashtu është kryer kontrolli trupor i të dyshuarit me ç‘rast i është gjetur në trup një sasi e vogël e substancës së njëjte të cilat pas peshimit së bashku kanë rezultuar gjithsej 101.82 gram.

EkoHigjiena

Lidhur me rastin është njoftuar njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prizren dhe Forenzikës të cilët pasi kanë dal në vendin e ngjarjes, me ç’rast nga i dyshuari janë sekuestruar si prova materiale dëshmitë si në vijim:

– Një (1) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 101 gram,

– Një (1) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 0.82 gram,

– Një (1) telefon mobil,

– Vetura me targa vendore.

Pas njoftimit të prokurorit të shtetit janë pranuar udhëzime që të bëhet bastisje tek shtëpia e të dyshuarit

me ç’rast gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë :

– Tri (3) peshore digjitale,

– Tri (3) pako me foli.

Me aktvendim mbi ndalim të lëshuar nga prokurori kujdestar i dyshuari është ndaluar për 48 ore, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. /2LONLINE/