DYLON

Policia dhe Dogana e Kosovës gjatë planit taktik identifikojnë sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit kokainë

Policia dhe Dogana e Kosovës gjatë planit taktik identifikojnë sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit kokainë
Avatar photo Redaksia

Me datën 21.09.2023 në pikëkalimin kufitar në Vërmicë nga Policia e Kosovës, konkretisht nga Departamenti i Policisë Kufitare është organizuar një plan taktik së bashku me zyrtarët doganorë të RKS-së, ku janë profilizuar dhe selektuar për t’i dërguar në kontroll të vijës së dytë automjete dhe persona me potencial kriminal.

Gjatë operacionit taktik është ndaluar një veturë me targa të huaja e cila pas nënshtrimit të procedurave të parapara në pikë kufitare, është selektuar për kontroll në vijën e dytë të kontrollit, ku gjatë kontrollit të mjetit të lartcekur në një kuti çamçakëzi brenda një çante është gjetur një qese me pluhur të bardhë, substancë e dyshuar e llojit kokainë, në sasi prej rreth 8 (tetë) gramësh.

EkoHigjiena

Në vendngjarje kanë dalë edhe njësitë e antidrogës për procedura të mëtejme dhe ndaj automjetit të përfshirë në rast është realizuar edhe një kontroll me s’kanë, me ç’rast nuk është gjetur asgjë tjetër e dyshuar.

Lidhur me rastin drejtuesi i mjetit i dyshuari Y. M. (viti i lindjes 2005) dhe pasagjerët me iniciale A. A. (viti i lindjes 2000), N. A. (viti i lindjes 1999) dhe E. O. (viti i lindjes 1999) që të gjithë shtetas të huaj, janë shoqëruar në zyrat e DHTN-së për intervistim, ku gjatë intervistimit nën prezencë të avokatit sipas detyrës zyrtare, i dyshuari me iniciale Y. M. ka pranuar se sasia e substancës së dyshuar i përket atij dhe se e njëjta është blerë në Republikën e Shqipërisë.

Pas konsultimit me prokurorin kompetent, me urdhër të të njëjtit personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj të njëjtit është iniciuar rasti ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’, pasaporta e personit të dyshuar dhe substanca e dyshuar narkotike janë sekuestruar për procedura të mëtejme hetimore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.