DYLON

Policia: Dërgohen në mbajtje gjashtë të dyshuar, pas incidentit të djeshëm në Podujevë

Policia: Dërgohen në mbajtje gjashtë të dyshuar, pas incidentit të djeshëm në Podujevë
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka arrestuar dje 21 të dyshuar pas lojës mes Llapit dhe Ballkanit e zhvilluar në Podujevë, e në një informacion shtesë është bërë e ditur se gjashtë të dyshuar janë dërguar në mbajtje.

Informacion shtesë:

EkoHigjiena

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme (NjHP), që operon në rajonin e Prishtinës, ka punuar intenzivisht për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me  incidentin e djeshëm në Podujevë.

Pas  ekzaminimeve, veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave  është iniciuar rast për  Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm.

Vepër kjo për të cilën hetuesit e NjHP-së, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, kanë  dërguar në qendrën e mbajtjes pesë persona  të dyshuar:

-A.Sh. mashkull, 21 vjeç dhe

-E.K, mashkull, 23 vjeç,

-E.Sh, mashkull, 26 vjeç,

-M. V, mashkull, 21 vjeç, dhe

-E.K, mashkull, 21 vjeç,

Ndërsa për Asgjësim apo dëmtim të pasurisë në qendrën e mbajtjes, nga zyrtarët e Podujevës, është dërguar i dyshuari:

A.Sh, mashkull, 16 vjeç.

Hetuesit policor në vazhdimësi janë duke  ndërmarrë veprime hetimore me qëlim të identifikimit dhe procedimit  e të gjithë të dyshuarve të përfshirë në këtë ngjarje, thuhet në njoftimin e policisë.  /2LONLINE/

Shoqërohen në stacion policor 21 persona të përfshirë në një incident të ndodhur në Podujevë

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.