DYLON

Policia del me njoftim për vizitën e kryetares së Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale në Kosovë

Policia del me njoftim për vizitën e kryetares së Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Policia: Njoftim për vizitën e kryetares së Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale në Republikën e Kosovës

Me datën 12-14 maj 2025, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, znj. Ekaterina Trendafilova.

EkoHigjiena

Me këtë rast, Policia e Kosovës, në bashkërendim me autoritetet kompetente ndërkombëtare, gjatë kësaj vizite, e cila realizohet në Republikën e Kosovës, do të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve apo takimeve të personaliteteve sipas agjendës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore, ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.