DYLON

Policia: Brenda ditës 99 aksidente trafiku, 1 me fatalitet, shqiptohen 1 mijë e 809 gjoba trafiku

Policia: Brenda ditës 99 aksidente trafiku, 1 me fatalitet, shqiptohen 1 mijë e 809 gjoba trafiku
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 809 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 99 aksidente trafiku, prej të cilave, 1 me fatalitet, 34 me të lënduar dhe 64 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.

Janë arrestuar 17 persona, 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Fsh. Devë, Gjakovë  16.08.2025 – 13:30. Ka ndodhur aksident trafiku në mes një motoçiklete dhe një veture me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit vozitësi i motoçikletës mashkull kosovar, ka ndërruar jetë, konstatimin e vdekjes e ka bërë mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa vozitësi i veturës mashkull kosovar, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.  

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.