DYLON

Policia: Brenda ditës 82 aksidente trafiku, 2 me fatalitet, shqiptohen 2 mijë e 493 gjoba trafiku

Policia: Brenda ditës 82 aksidente trafiku, 2 me fatalitet, shqiptohen 2 mijë e 493 gjoba trafiku
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 493 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 82 aksidente trafiku, prej të cilave, 2 me fatalitet, 24 me të lënduar dhe 56 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.

Janë arrestuar 28 persona, 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Kllokot  22.08.2025 – 16:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur viktimën mashkull kosovar-këmbësor, i cili ishte duke kaluar rrugën. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QE-Gjilan, por për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Rr. Konferenca e Bujanit, Pejë  22.08.2025 – 05:15. Ka ndodhë aksident trafiku i përfshirë vetëm një automjet me ngasës mashkull kosovar, i cili si pasojë e lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.