Policia: Brenda ditës 73 aksidente trafiku, shqiptohen 2 mijë e 252 gjoba trafiku
Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 252 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 73 aksidente trafiku, prej të cilave 19 me të lënduar dhe 54 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.
Janë arrestuar 29 persona, 23 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/
