DYLON

Policia: Brenda ditës 73 aksidente trafiku, 1 me fatalitet

Policia: Brenda ditës 73 aksidente trafiku, 1 me fatalitet
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar statistikave policore brenda një dite, në vendin tonë janë regjistruar 73 aksidente të trafikut, ndërsa janë shqiptuar 2 mijë e 471 tiketa gjobitëse, për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Gjatë 24 orëve të fundi (14 mars), kanë ndodhur 73 aksidente trafiku, 1 me fatalitet, 17 me lëndime në njerëz, 55 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa të lënduar.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 17 persona, 11 janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Fsh. Hodanc,  Ranillug 14.03.2025 – 10:00. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve.  Si pasojë lëndime vdekjeprurës kanë pësuar dy viktima femra  kosovare (njëra drejtues e automjetit dhe tjetra pasagjere), ndërsa lëndime trupore ka pësuar një femër  kosovare pasagjere, e cila është duke trajtuar në spitalin e Gjilanit. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar vozitësi mashkull  kosovar  dhe dërguar në mbajtje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.