DYLON

Policia: Brenda ditës 66 aksidente trafiku dhe afro 2 mijë e 200 gjoba trafiku

Policia: Brenda ditës 66 aksidente trafiku dhe afro 2 mijë e 200 gjoba trafiku
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 196 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 66 aksidente trafiku, prej të cilave, 24 me të lënduar dhe 42 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.

EkoHigjiena

Janë arrestuar 18 persona, 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/