DYLON

Policia: Brenda ditës 65 aksidente trafiku, 1 me fatalitet, shqiptohen 2 mijë e 441 gjoba trafiku

Policia: Brenda ditës 65 aksidente trafiku, 1 me fatalitet, shqiptohen 2 mijë e 441 gjoba trafiku
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 441 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 65 aksidente trafiku, prej të cilave, 1 me fatalitet, 13 me të lënduar dhe 51 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.

EkoHigjiena

Janë arrestuar 17 persona, 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Fsh.Livoq ,Gjilan 10.04.2026 – 19:43. Në rrugën e lartcekur, ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet, në të cilin kanë qenë të përfshirë dy motoçikleta me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka pësuar njëri nga drejtuesit, ndërsa dy meshkuj kosovarë, janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit,  trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.