DYLON

Policia: Brenda ditës 58 aksidente trafiku, 1 me fatalitet, shqiptohen 2 mijë e 339 gjoba trafiku

Policia: Brenda ditës 58 aksidente trafiku, 1 me fatalitet, shqiptohen 2 mijë e 339 gjoba trafiku
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 339 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 58 aksidente trafiku, prej të cilave, 1 me fatalitet, 15 me të lënduar dhe 42 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.

Janë arrestuar 23 persona, 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 4 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Rruga e Liqenit, Mitrovicë  10.10.2025 – 22:42. Raportohet se si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis dy veturave, një mashkull kosovar, ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Spitalin e Mitrovicës. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i cili ka qenë në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njëri nga drejtuesit e veturave i dyshuari mashkull kosovar, pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.