DYLON

Policia: Brenda ditës 52 aksidente trafiku, 1 me fatalitet, shqiptohen 2 mijë e 185 gjoba trafiku

Policia: Brenda ditës 52 aksidente trafiku, 1 me fatalitet, shqiptohen 2 mijë e 185 gjoba trafiku
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 185 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 52 aksidente trafiku, prej të cilave, 1 me fatalitet, 17 me të lënduar dhe 34 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.

Janë arrestuar 31 persona, 26 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Rr. Skënderbeu, Podujevë  15.09.2025 – 17:36. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes një kamioni dhe një automjeti, pastaj nga kamioni janë goditur edhe shtatë vetura të parkuara në të  cilat janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i kamionit mashkull -shtetas i Serbisë ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar.