DYLON

Policia: Brenda ditës 42 aksidente trafiku, 1 me fatalitet, shqiptohen 2 mijë e 412 gjoba trafiku

Policia: Brenda ditës 42 aksidente trafiku, 1 me fatalitet, shqiptohen 2 mijë e 412 gjoba trafiku
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 412 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 42 aksidente trafiku, prej të cilave, 1 me fatalitet, 19 me të lënduar dhe 32 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.

Janë arrestuar 13 persona, 7 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/

AKSIDENT KOMUNIKACIONI ME FATALITET

Autostrada “Ibrahim Rugova” Dalja Bresje / 11.11.2025 – 01:00. Në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur vet-aksident trafiku ku ka qenë e përfshirë vetëm një veturë. Si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë vozitësi i veturës viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme dhe prokurori kujdestar. Trupi i pajetë i viktimës është larguar nga vendi i ngjarjes nga mjekësia ligjore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.