DYLON

Policia: Brenda ditës 41 aksidente trafiku, 1 me fatalitet

Policia: Brenda ditës 41 aksidente trafiku, 1 me fatalitet
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 104 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 41 aksidente trafiku, prej të cilave, 1 me fatalitet, 12 me të lënduar dhe 28 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.

EkoHigjiena

Janë arrestuar 21 persona, 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Autostrada Ibrahim Rugova Km 3 Prizren Jug – Vërmicë / 13.10.2024 – 14:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar motoçikletën kishte humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka shkaktuar vet aksident me pasoja fatale, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Përveç njësive relevante policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, me urdhërin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.