Policia: Brenda ditës 38 aksidente trafiku dhe mbi 1 mijë e 900 gjoba
Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 925 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 38 aksidente trafiku, prej të cilave, 18 me të lënduar dhe 20 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.
Janë arrestuar 19 persona, 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/
