DYLON

Policia: Brenda ditës 160 aksidente trafiku, shqiptohen 2 mijë e 27 gjoba trafiku

Policia: Brenda ditës 160 aksidente trafiku, shqiptohen 2 mijë e 27 gjoba trafiku
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 27 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 160 aksidente trafiku, prej të cilave, 53 me të lënduar dhe 107 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.

EkoHigjiena

Janë arrestuar 20 persona, 8 janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/