DYLON

Policia: Brenda ditës 115 aksidente trafiku, 1 me fatalitet, shqiptohen 2 mijë e 60 gjoba trafiku

Policia: Brenda ditës 115 aksidente trafiku, 1 me fatalitet, shqiptohen 2 mijë e 60 gjoba trafiku
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 60 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 115 aksidente trafiku, prej të cilave, 1 me fatalitet, 35 me të lënduar dhe 79 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.

Janë arrestuar 24 persona, 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Komoran, Gllogoc / 11.08.2025 – 18:15. Si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës gjashtë (6) automjete janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident një femër kosovare ka ndërruar jetë, si dhe si dhe lëndime trupore kanë pësuar 8 persona. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi ndërsa i dyshuari m/k që dyshohet se ka shkaktuar aksidentit pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.