DYLON

Policia: Brenda ditës 111 aksidente trafiku, dy me fatalitet

Policia: Brenda ditës 111 aksidente trafiku, dy me fatalitet
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 310 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 111 aksidente trafiku, prej të cilave, 2 me fatalitet, 44 me të lënduar dhe 65 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.

EkoHigjiena

Janë arrestuar 28 persona, 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/

AKSIDENT TRAFIKU  ME FATALITET

Rr. Idriz Seferi, Gjilan / 15.08.2024-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi  që i njëjti duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia në vendkalim të këmbësorëve ka goditur këmbësorin  viktimë mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima  pasi është dërguar në QKUK ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari  është dërguar në mbajtje.

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET 

Ura e Topliqanit, Suharekë/ 15.08.2024-06:15. Dy vetura me targa vendore, me drejtues meshkuj kosovar janë përfshirë në aksident trafiku në mes vete, ku si pasojë e aksidentit njëri nga drejtuesit e veturave ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.