Policia brenda 24 orëve shqipton 2469 gjoba trafiku
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 61 aksidente trafiku, prej tyre 22 janë me të lënduar dhe 39 aksidente me dëme materiale, pa të lënduar.
Po ashtu, sipas policisë, janë shqiptuar gjithsej 2 mijë e 469 tiketa gjobitëse për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.
Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 12 persona, ku në mbajtje janë dërguar 8 prej tyre, 1 person është në ndalim policor dhe 1 është dërguar në vuajte të dënimit. /2LONLINE/
