Policia: Brenda 24 orëve, 58 aksidente dhe 994 gjoba trafiku

Policia: Brenda 24 orëve, 58 aksidente dhe 994 gjoba trafiku

Policia e Kosovës ka bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 58 aksidente trafiku.

Sipas policisë, 23 prej tyre kanë qenë me lëndime dhe 35 të tjera me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve janë shqiptuar 994 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 17 persona, 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje, dhe 2 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/

KOMENTE