Policia: Brenda 24 orëve, 40 aksidente dhe 1 mijë e 327 gjoba trafiku

Policia: Brenda 24 orëve, 40 aksidente dhe 1 mijë e 327 gjoba trafiku

Policia e Kosovës ka bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 40 aksidente trafiku.

Sipas policisë, 15 prej tyre kanë qenë me lëndime dhe 25 të tjera me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve janë shqiptuar 1 mijë e 327 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 28 persona, 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 të tjerë në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/

KOMENTE