DYLON

Policia: Bastisje në një lokal, shfrytëzohej si bastore sportive

Policia: Bastisje në një lokal, shfrytëzohej si bastore sportive
Avatar photo Redaksia

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se më 27 tetor 2020, rreth orës 19:25, me urdhëresë te lëshuar nga Gjykata Themelore ne Gjilan Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve të stacionit policor në Gjilan ka bastisur lokalin e te dyshuarit, me banim në Gjilan, pasi dyshohej se aty  janë duke u zhvilluar organizimi i “skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, me saktë, dyshohej se i njëjti këtë lokal në fshatin Dobërçan është duke e shfrytëzuar si bastore sportive.

Zëdhënësi Hashani thotë se gjatë bastisjes janë gjet dhe konfiskuar disa pajisje elektronike të cilat dyshohet se janë përdorur për të luajtur lojërat e fatit nga klientët e kësaj bastore ilegale. Janë konfiskuar katër TV plazma dy monitorë te kompjuterit, një modem shpërndarës i rrjetit Wifi si dhe dhe dy tiketa të plotësuara në këtë bastore.

“I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është intervistuar në bazë të kodit te procedurës. Me vendim te lëshuar nga prokurori i shtetit për krime te përgjithshme ne Gjilan të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë:, thotë zëdhënësi Hashani.

EkoHigjiena

Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.