DYLON

Policia bastis një lokacion ku gjen 120 aparate për prodhimin e kriptovalutave

Policia bastis një lokacion ku gjen 120 aparate për prodhimin e kriptovalutave
Avatar photo Redaksia

Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, nën dyshime të arsyeshme për veprimtari të kundërligjshme në orët e mbrëmjes në Skenderaj kanë realizuar një bastisje.

Si rezultat i hetimeve është arritur të lokalizohet dhe identifikohet lokacioni, me ç’rast bastisja është realizuar në hapësirat e një objekti në rrugën ’28 Nëntori’ në Skenderaj. Gjatë bastisjes janë gjetur 120 aparate të lidhura me pajisje elektrike dhe internet që dyshohen se përdoreshin për prodhimin e kriptovalutave.

EkoHigjiena

Për pajisjet e gjetura dhe veprimtarinë e dyshuar hetuesit policor kanë identifikuar një person të dyshuar.

Lidhur me veprimet e ndërmarra dhe pajisjet e gjetura është njoftuar prokurori i çështjes i cili ka sugjeruar që për veprime të mëtejme hetimore lidhur me rastin dhe pajisjet e gjetura të merren autoritetet doganore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.