DYLON

Policia arreston një të dyshuar për dhunë në familje, pas kontrollit i gjenden mijëra euro pa asnjë dëshmi mbi prejardhjen e tyre

Policia arreston një të dyshuar për dhunë në familje, pas kontrollit i gjenden mijëra euro pa asnjë dëshmi mbi prejardhjen e tyre
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, konkretisht hetues policor nga njësiti rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pas disa veprimeve operative/taktike dhe hetimore kanë arrit të sigurojnë informata dhe prova për të dyshuarin me iniciale (B.V.), i cili paraprakisht ishte arrestuar nga stacioni Policorë në Drenas nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”, dyshohej edhe për kryerjen e një vepre tjetër penale.

Personi i dyshuar pasi ishte dërguar në Stacion Policore dhe nga Policia i ishte kërkuar për largimin dhe vendosjen mbi tavolinë të gjerave që posedon me vete. I dyshuari përveç gjerave personale, kishte nxjerr nga xhepat e tij para në vlerë rreth nëntëmbëdhjetë mijë euro (19,000.00), për të cilat i njëjti nuk posedonte asnjë dëshmi mbi prejardhjen e tyre, përveç se deklarimit verbal se parat i ka të kursyera nga pagat e tij si arsimtar dhe nga puna që bën me bujqësi (tregtimi me kultura të ndryshme bujqësore).

EkoHigjiena

Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari i lartcekur me iniciale, dyshohet se ka kryer veprën penale:

  •  “Tregtia e ndaluar” përcaktuar sipas kodit penal të RKS-së.

Në konsultim dhe koordinim me Prokurorin kompetent nga PTH – Prishtinë, sot me datë 29.06.2023, i  dyshuari i lartcekur është shoqëruar në zyrat e njësisë rajonale për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Prishtinë, me ç ‘rast është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar në prezencën e Avokatit Mbrojtës dhe nga aty është konsultuar edhe Prokurori kompetent nga PTH – Prishtinë (Departamenti i Përgjithshëm) për veprën penale “Dhunë në familje” me Aktvendim mbi ndalimin nga Prokurori kujdestar i dyshuari dërgohen në mbajtje prej 48 orëve, ndërsa për veprën penale “Tregtia e ndaluar”, në konsultim me Prokurorin kujdestar nga PTH – Prishtinë (Departamenti i Përgjithshëm), parat që i dyshuari posedonte me vete i janë sekuestruar përkohësisht, përderisa hetime tjera lidhur me rastin janë në proces. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.