DYLON

Policia arreston një të dyshuar dhe konfiskon 201.19 gram substance të dyshuar narkotike e llojit kokainë

Policia arreston një të dyshuar dhe konfiskon 201.19 gram substance të dyshuar narkotike e llojit kokainë
Avatar photo Redaksia

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit më Narkotik (DHTN)-Ferizaj kanë pranuar informacione përmes rrugëve operative në teren, për një të dyshuar, e cila dyshohet se merret me shitblerje të narkotikëve dhe është duke u kthyer nga Shqipëria për në Kosovë.

Më datën 22.03.2022, DHTN-së Ferizaj, pas një plani taktik nën asistimin hetuesve të DHTN-së në Prizren, rreth orës 21:30,  kanë ndaluar një veturë në të cilën ishte e dyshuara femër,  Xh. N (1997) shtetase e Republikës së Shqipërisë. 

EkoHigjiena

Pas kontrollit të së dyshuarës, tek e njëjta janë gjetur dy qese me substancë të dyshuar pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar për kokainë. E dyshuara e lartcekur është arrestuar në vendin e ngjarjes. 

Pas njoftimit të Prokurorit  kujdestar si dhe marrjes së urdhrit verbal nga gjykatësi i procedurës paraprake, policia ka realizuar bastisjen në banesën,  në të cilën e dyshuara ka jetuar me qera dhe në tërësi tek e dyshuara janë gjetur dhe konfiskuar në cilësinë e provave materiale si në vijim:

  • Disa qese me sasi të ndryshme me substancë të dyshuar pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar për kokainë, në total 201.19 gram.
  • Dy peshore dhe disa  qese të zbrazëta 
  • Një pjatë porcelani ku është bërë matja dhe përgatitja për shtije.
  • Një palë gërshërë.
  • Një pasaportë .
  • Një telefon celular.  
  •  Një kartëmonedhë 20 euro. 

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, nën dyshimin e kryerjes se veprës penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e  paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, e dyshuara Xh. N (1997), është intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.