Ditët kur Kadri Veseli thërret për seancë të Kuvendit, janë shndërruar në ditë policore: – Ora 08:45, Policia arreston, në shtëpinë e tij, deputetin Ismajl Kurteshi për ta dërguar në Gjykatë, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.
– Ora 09:00, Policët civilë mbikëqyrin vazhdimisht zyrat e grupeve parlamentare të opozitës.
– Ora 09:15, Policia nuk lejon deputetët e opozitës që të futen në Kuvendin e Kosovës, duke dashur që të kontrollojë ata detajisht.
Një qeveri që me polici përpiqet të shtyp opozitën, është qeveri jolegjitime, njofton Vetëvendosje.