Policia arreston katër persona të dyshuar për “Vjedhje të rënda”fotoilustrim

Policia arreston katër persona të dyshuar për “Vjedhje të rënda”

Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve tê stacionit policor të Gjilanit, pas një periudhe hetimi dhe grumbullimi të provave përmes rrugëve operative, sot më datën 19 prill 2019 kanë arrestuar katër të dyshuar, dy prej tyre të mitur, pasi që për të njëjtit ekziston dyshimi se më datën 10.04.2019 në një market në fshatin Livoç i Ulët, në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ,”Vjedhje’’ me ç’rast kanë vjedhur cigare të llojeve të ndryshme si dhe një shumë të parave.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë me dije se po ashtu ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit janë të përfshirë edhe në vepra tjera penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje të rënda”, të cilat kanë ndodhë në rajonin e Gjilanit dhe Vitisë, ku hetuesit policor kanë arrit të sigurojnë prova të qëndrueshme p’r disa raste ku dyshohet se këta persona janë të involvuar.

“Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Dy të dyshuar madhorë janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa dy të miturit janë ndaluar për 24 orë. Rastet janë duke u hetuar nga hetues policor të Policisë së Kosovës”, tha zëdhënësi Hashani.

KOMENTE